Delegacioni i AFK-së pritet në takim nga ambasadorja Vlora Çitaku

Aktuale February 22, 2019 - 17:03
Lexo tjera detaje

Delegacioni i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AFK), është pritur nga ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku.

Ambasadorja Çitaku gjatë këtij takimi është njoftuar nga kryeshefi ekzekutiv Olluri, për takimet e zhvilluara gjatë pjesëmarrjes në “American Academy of Forensic Sciences, 71st Annual Scientific 2019”, thuhet në njoftim, përcjell “Zëri.Info”.

 Me këtë rast ambasadorja Çitaku i ka premtuar AKF-së që do t’i përkrahë fuqishëm në USA.

Lexojeni njoftimin e plotë:

Delegacioni i AKF, i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv Dr. Blerim Olluri, u prit nga ambasadorja e Republikës së Kosovës ë në Ëashington USA znj. Vlora Çitaku.

Gjatë takimit Kryeshefi Ekzekutiv Dr. Olluri, e njoftoj Ambasadoren për takimet që ka zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në “American Academy of Forensic Sciences, 71st Annual Scientific 2019” në Baltimore Maryland USA ë.

Ambasadorja Çitaku, uroj për punën e shkëlqyer dhe profesionale që po bën AKF dhe përfaqësimin e shkencës së forenzikës në sferën ndërkombëtare, ku premtoj se do të jetë një zë i fuqishëm i AKF-së në USAë rreth kërkesave që do të vijnë nga ky institucion për zhvillimin e shkencës së forenzikës ne Kosovëë.

Në fund Kryeshefi Dr. Olluri, falenderojë për mbështetje që është duke ju ofruar delegacionit të AKF nga stafi i Ambasadës në Ëashington, në veçanti një falenderim të veçantë Ambasadores znj Çitaku, zv/Ambasadorit z. Isufaj, atasheut të PK z. Krasniqi.