"Ramës sot po i merrej fryma, i dridhej zëri, nuk e di pse?!"

Aktuale February 21, 2019 - 23:10
Lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama.

Paloka ironizon duke thënë se "nuk e kuptova pse i merrej fryma dhe i dridhej zëri"

Reagimi i Palokës:

E degjuat...

Ky eshte “engjelli” qe jo vetem nuk i ben keq kujt, po ka sakrifikuar deri familjen per qytetaret e ketij vendi. Ky ka lene pas dore gjithe interesat e tij dhe po shkrihet per kete popull.

E kane akuzuar pa te drejte se qenka i lidhur me krimin, se ka kanabizuar vendin, se qenka i korruptuar , madje edhe se drogohet por ky ka toleruar per hir te interesave te popullit.

Ky nuk ka fyer kurre askend , as nuk ka dhunuar as burgosur; as mediat , as qytetaret e as opoziten. Ky e ka degjuar dhe respektuar gjithnje opoziten, madje ka kerkuar dhe falje. Por e akuzojne me pa te drejte si arrogant. Thjesht te gjithe keta, nuk e kuptojne oratorine e tij superiore.

Ky eshte i bindur qe ka mbeshtetjen e shumices se popullit dhe opozita ka mbaruar.

PO NUK KUPTOVA , PSE I MERREJ FRYMA E I DRIDHEJ ZERI...!!!