Pacolli: Nuk i prishim punët me SHBA-në

Aktuale February 21, 2019 - 14:48
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri i parë i vendit Behgjet Pacolli deklaroi sot se marrëdhëniet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës nuk do të prishen dhe do të mbrohen ato nga "çdo e keqe"

Ai këto komente i bëri me rastin e mbjelljes së fidanëve të qershive japoneze, në parkun para ish-Rilindjes, ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Jashtme e Japonisë, Toshiko Abe dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

LEXO EDHE: Vuçiq: Amerikanët dhe britanikët ma kujtojnë se Kosova është shtet

“Kjo është një ditë e bukur rreth mbjelljes së qershive japoneze dhe mikes tonë të madhe këtu…Nuk prishet puna jemi këtu për të mbrojtur nga çdo gjë të keqe në mes marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Pacolli.

Ai tha se Japonia është një prej miqve më aktivë të Kosovës, e cila ka ndihmuar vendin tonë në forcimin e shtetndërtimit.

Ndërsa ministrja e Jashtme e Japonisë Toshiko Abe, tha se mbjella e kësaj peme do të simbolizojë miqësinë në mes dy vendeve. Ajo u shpreh se po i mbjellin rreth 30 trupa të qershisë japoneze si shenjë nderimi për marrëdhëniet Kosovë-Japoni.

Kryetari Ahmeti i ka premtuar kryediplomates japoneze se Prishtina do të kujdeset për qershitë e mbjellura.