Vuçiq nuk përjashton një tjetër luftë në Kosovë

Aktuale February 21, 2019 - 11:14
Lexo tjera detaje

 Shqiptarët duan një konsolidim të plotë të shtetit të tyre që ata e themeluan në 2008, kurse Evropa dhe Amerika po nxitojnë për një zgjidhje, thotë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai në programin e mëngjesit TV Prva, ndër të tjera, foli për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, raporton portali serb Blic, transmeton Zeri.info.

“Unë i njoh këta heronj që tani janë të gatshëm për të luftuar, po që nuk janë në gjendje të qëndrojnë jashtë në minus një gradë celsius”, tha Vuçiq, duke iu referuar kritikave kur është fjala për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Ai gjithashtu tha se amerikanët në takimet kur është fjala për Kosovën gjithmonë i kushtojnë vëmendje vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare lidhur Kosovën. I pyetur për mundësinë e thellimit të konfliktit, ai tha se “ nuk përjashton luftën dhe vrasjen e serbëve”.

Ai gjithashtu tha se Britania e Madhe thotë tërhiqeni taksën, dhe jozyrtarisht ata thonë pak më ndryshe. Vuçiq tha se ka ide se si do ta zgjidhë çështjen e Kosovës dhe se do të dilte para qytetarëve, kur fillimisht ta ekspozojë atë para shqiptarëve. I pyetur nga moderatori nëse ai kishte folur me shqiptarët për këtë, ai tha se iu kishte ekspozuar pjesërisht diçka atyre. Vuçiq ka thënë sot se nuk ka ndërmend të bie në gjunjë dhe kërkoj falje për masakrën e “Kleçkës”.

Në deklaratën që Milojko Pantiq nga Bashkimi për Serbinë kërkoi nga presidenti serb që të bie në gjunjë dhe kërkoj t'i falje Kosovës, ai tha se “ky anëtar i opozitës kërkon të gjunjëzohemi përpara kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve. Nuk do ta bëj këtë, nëse nuk është një nevojë e domosdoshme për popullin tonë./Zeri