Shmanget konfrontimi i policisë kufitare të Kosovës me ushtrinë e Serbisë

Aktuale February 20, 2019 - 16:00
Lexo tjera detaje

Mediet serbe raportojnë se policia e Kosovës shkeli marrëveshjen mbi lëvizjen në zonën kufitare dhe hyri në “mënyrë të paligjshme” në territorin e Serbisë Qendrore, ku konfiskoi një kamion të mbushur me mallra, transmeton zeri.info

Portali “Kossev” shkruan se policia e Kosovës nuk ka dhënë përgjigje zyrtare ndaj këtyre akuzave, dhe në raport thuhet se kamioni është konfiskuar në Sharpelj, që i përket rajonit të Leposaviqit.

Siç theksohet, në Sharpelj në komunën e Leposaviqit, “policia gjeti dy kamionë mallrash që hynë në mënyrë ilegale në Kosovë nga drejtimi i Serbisë Qendrore. Megjithatë, shoferi S.D. i njërit kamion i tha Kossevit një histori të ndryshme.
Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Grasso, në një deklaratë për “Kossev” thotë:

“Sipas informacionit tonë, një kamion ishte në vijën kufitare administrative midis barrierave që ndanin Kosovën dhe Serbinë. Patrulla e KFOR-it kontaktoi policinë Kufitare të Kosovës, por nuk ishte e përfshirë në këtë ngjarje". 

Nga ana tjetër, ai nuk kishte dijeni për një kamion tjetër, as për rolin e ushtrisë serbe në tërë rastin. 
Sipas pronarit të kamionit, në fshatin Mura, në komunën e Rashkës, në territorin e Serbisë Qendrore, u parkuan dy automjete, një me ushqim të kafshëve dhe një me prodhime qumështi.

Në një kohë kur policia e Kosovës gjeti kamionët, shoferët nuk ishin afër, dhe një automjet ishte i mbyllur, ndërsa në të dytin, në të cilën gjendeshin çelësat, policia e Kosovës e konfiskoi dhe e dërguan në terminalin doganor në Mitrovicë.

“Policia kufitare e Kosovës hyri në territorin e Serbisë për të paktën një kilometër. Ata konfiskuan njërin kamion, tjetrin nuk mundën, sepse ishte i mbyllur”, shpjegon S. D.

Sipas tij, incidenti i sigurisë për pak nuk ndodhi atë natë, sepse në një moment, ushtria e Serbisë u drejtuan drejt patrullës të policisë Kufitare të Kosovës./Zeri