Thaçi para Kurtit e Hazirit: Kemi një qëndrim unik për dialogun me Serbinë
Foto: Laura Hasani

Thaçi para Kurtit e Hazirit: Kemi një qëndrim unik për dialogun me Serbinë

Aktuale February 20, 2019 - 10:18
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e sotme "Zëri i Popullit rreth finales së madhe me Serbinë", para liderëve të dy partive LDK dhe LVV që e kundërshtojnë atë në idenë e tij për korrigjim të kufijve, tha se spektri politik në Kosovë është unik sa i përket dialogu raporton "Zeri.info".

"Të gjithë ne e kemi një qëndrim unik sa i përket asaj se cili duhet të jetë emri dhe mbiemri i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë", tha Thaçi teksa shtoi se Status Quo nuk i benë mirë Kosovës.

LEXO EDHE: Mbi 90% e kosovarëve kundër ndarjes së Kosovës

"Të gjithë e dimë që dialogu me Serbinë është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Ne duam ta qartësojmë raportin tonë me Serbinë me mbështetjen e BE dhe ShBA-ve në radhë të parë. Mbi një shekull kemi pasur raporte të këqija dhe armiqësi me Serbinë, por është koha ti lëmë prapë këto dhe të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë", tha i pari i Presidencës/Zeri

Image 
Image 
Image