Sejdiu kërkon raport për shpenzimet e Qeverisë për pavarësi

Sejdiu kërkon raport për shpenzimet e Qeverisë për pavarësi

Aktuale February 20, 2019 - 09:55
Lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Pavarur, Korab Sejdiu ka kërkuar nga Ministri i Financave, Bedri Hamza një raport të detajuar për shpenzimet e Qeverisë, në organizimin e 11’vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Express.

Sejdiu përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se pas shpenzimeve marramendëse që janë raportuar nga Qeveria të cilës iu është referuar si “falimentim”, ka bërë kërkesën drejtuar ministrit.

Me anë të saj, ai thotë se do të ketë qasje në dokumentet publike dhe informata nga ku do të mund të nxirrej një raport i detajuar për shpenzimet në fjalë, duke shpresuar për një përgjigje në afatet ligjore.

Në fund, Sejdiu ka shkruar se zgjedhjet janë zgjidhje.

Në këtë 11’vjetor të Pavarësisë, institucionet kanë shpenzuar gjysmë milioni euro.