Kurti: Sadri Ramabaja i burgosur politik në shtetin e kapur

Aktuale February 19, 2019 - 21:05
Lexo detajet

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se asambleisti Sadri Ramabaja me deklaratat e presidentit Hashim Thaçi e Kryeparlamentarit Kadri Veseli është vulosur si i burgosur politik në shtetin e kapur të Kosovës.

Kurti ka komentuar kështu në rrjetin social Facebook, tek ka njoftuar për promovimin e librit "Liri për Dr.Ramabajën".

"Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare sot u promovua libri "Liri për Dr.Ramabajën". Edhe pak mbushen një vit e gjysmë prej kur profesori, veprimtari dhe asamblisti Sadri Ramabaja po mbahet padrejtësisht në burg. Në seancën e fundit gjyqësore, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparalmentari Kadri Veseli, në deklaratat e tyre në cilësinë e dëshmitarëve, mbajtën qëndrim të skajshëm armiqësor kundër Sadriut duke e vulosur atë si të burgosur politik në shtetin e kapur të Kosovës", ka shkruar ai.

Image