Haradinaj i palëkundur: Taksa mbetet, Serbia ta njohë Kosovën

Aktuale February 19, 2019 - 14:54
Lexo Detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij për ta mbajtur taksën 100 % ndaj produkteve serbe, kjo sepse siç thotë ai Serbia duhet ta njoh Kosovën, si kërkim falje për gjitha krimet që i ka bërë kësaj të fundit përgjatë këtyre viteve raporton “Zeri.info”.

Se taksa dot mbetet në fuqi deri në njohje nga Serbia, kreu i ekzekutivit e përsëriti edhe sot në konferencë pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast tha se zgjedhjet nuk i konvenojnë ati.

“Sa i përket taksës duhet ta kuptoni ne jemi në rrugë drejt një marrëveshje finale me Serbinë, nëse ne jemi në këtë etapë, e fillojmë me hapa prapa do të na kërkohen plot hapa të tillë deri në fund. Nuk është veç taksa, ju siguroj. Nuk po bëhet fjalë vetëm për të, por po bëhet fjalë për parim. Nëse ne pranojmë që si viktimë të marrim kushte, ne do të përfitojmë shumë keq në finale”, tha Haradinaj.

Sipas tij nëse Kosova lëshon pe në këtë fazë, atëherë marrëveshja finale dhe epilogu i saj nuk do të jetë në favor të Kosovës.

Haradinaj vlerëson se njohja nga shteti i Serbisë, duhet të vijë në formë të kërkim faljes, për gjitha krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.

 “Njohja për Kosovën nga Serbia duhet të vjee si kërkim falje nga Serbia për atë që i ka shkatuar Kosovën ndër vite. Jam i gatshëm që të bisedoj me gjithë akterët lidhur me dialogun dhe taksën 100 % ndaj Serbisë”, ka thënë ai. /ZERI