Serbia me propozim zyrtar, kërkon demarkacion të kufirit me Kosovën

Serbia me propozim zyrtar, kërkon demarkacion të kufirit me Kosovën

Aktuale shkurt 19, 2019 - 12:41
Lexoni detajet e fundit

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se demarkacioni tani është propozim zyrtar nga Serbia për të zgjidhur çështjen e Kosovës në një dialog me palën shqiptare, por se ende nuk është vendosur ku do të ishte kufiri midis dy vendeve.

Daçiç u tha gazetarëve në Beograd se ideja e demarkacionit ekziston si një propozim, por nuk është përcaktuar se ku do të ishte kufiri, raporton N1, transmeton Zeri.info

Pala shqiptare mbetet e heshtur për këtë propozim, aq sa mund të konkludohet nga përgjigjja e ministrit të Jashtëm.

Pala shqiptare ende nuk ka reaguar, pasi aktualisht nuk ka dialog. Uashingtoni është i interesuar për dialog. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq tha se Shtetet e Bashkuara ishin shumë të shqetësuara për të gjetur një kompromis dhe një zgjidhje të qëndrueshme në Kosovë.

“Uashingtoni është më i interesuar të vazhdojë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, më shumë se Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania”, tha Daçiq duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara më parë kishin qëndrimin se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës./Zeri