Nga nesër, produktet nga Kosova shiten në Serbinë qendrore

Aktuale February 19, 2019 - 11:57
Lexoni detajet e fundit

Produktet e prodhuesve serbë nga Kosova për herë të parë dhe në mënyrë të organizuar do të gjenden nesër në raftet e dyqaneve në Serbinë qendrore.

Për fillim, verërat dhe produktet e kooperativave bujqësore nga Kosova do të plasohen në dyqanet e Univerexport në Novi Sad, raporton RTV Vojvodina, transmeton Zeri.info

“Nesër për herë të parë, në mënyrë të organizuar, fillojnë shitjet e produkteve( të prodhuara nga serbët) nga Kosova në një nga dyqanet zinxhir në Serbinë qendrore, në Univereksport në Novi Sad”, thotë përTanjug Ministri i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Branimir Stojanoviq.

Tani, biznesmenët serb nga Kosova do të jenë në gjendje të punojnë në cilësinë e produkteve të tyre, sepse ata kanë mundësi t’i shesin ato në Serbi. Mallrat e tyre do të gjenden në rafte të veçanta në tregjet ku do të theksohet se bëhet fjalë për produkte serbe nga Kosova./Zeri