Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin që pagoi për vrasjen e gruas së tij

Aktuale February 19, 2019 - 11:56
Lexoni detajet e fundit

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkon burgim të përjetshëm për Sadetin Sulën dhe bashkëpunëtorin e tij Fatjon Karmeshtna, që akuzohen për vrasjen e Suela Sulës në të 2016-s.

Pas hetimeve organi i akuzës dyshon se Sula ka paguar punëtorin e tij Karmeshtna, i cili në këmbim të parave ka vrarë gruan në tualetin e mobilierisë së familjes, me emrin “Europa”.

Kujtojmë që nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilierisë që kishte në bashkëpronësi me të shoqin. Fillimisht u dyshua se kishte qenë Sadetini autor i krimit, por mandej rezultoi se bashkëshortja e tij ishte mbytur nga punëtori i mobilerisë.

shin regjistrimet telefonike ato që zbuluan se Sadetin Sula bisedonte me Karmeshtnën lidhur me të shoqen dhe dyshimet që kishte ndaj saj, teksa shfaqte xhelozi, shkruan Shekulli.al.