Haradinaj i shtron mëngjes amerikanëve: Jemi të bekuar me miqësinë e tyre

Aktuale February 18, 2019 - 10:52
Lexo detajet!

Kryeministri Ramush Haradinaj sot i ka shtruar mëngjes delegacionit amerikan të cilët vizituan Kosovës me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se është bekim miqësia me amerikanët.

Një mëngjes i lutjeve me miqtë e çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqiperia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!

Kujtojmë që SHBA i ka dhënë ultimatum Haradinajt për pezullimin e taksës. Deri më tani kryeministri nuk është lëkunduar.