Mijëra vizitorë në Prekaz për ditën e pavarësisë

Mijëra vizitorë në Prekaz për ditën e pavarësisë

Aktuale shkurt 17, 2019 - 20:53
Lexo Detajet

Shumë qytetarë kishin shkuar për homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Atyre iu prinë krerët e shtetit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e Kryeministri Ramush Haradinaj. Ndërkohë në Mitrovicë festa ishte e zbehtë, qytetarët shprehen pesimist për çështjen e bashkimit.

Në duar po valëvit flamurin kuq e zi…Bashkë me gjithë familjen e tij nga Suhareka, Noari zgjodhi të vizitoj kompleksin memorial “Adem Jashari”, gjatë së dielës.

E flamuri kombëtar dominoi brenda gjithë hapësirës së këtij kompleksi.

Rrugë për në Prekaz morën edhe qytetarë nga Malisheva.

Dikush e bëri të pamundurën që të vijë nga Vitia për të festuar 11 vjetorin e pavarësisë në Prekaz.

Kompleksin e vizituan edhe disa të rinj nga Vushtrria.

Madje Lavdie Abazi kishte ardhur me uniformë.

Gjithë këtyre homazheve iu prinë krerët e shtetit.

Pasi vendosën kurora, Presidenti kishte dy fjalë.

Ndërkohë që në Prekaz valëvitej flamuri kuq e zi, në Mitrovicë, rrugët ishin mbushur me flamurin e shtetit të Kosovës.

E gjithë kjo përfundonte pak përtej urës që ndan qytetin.

Megjithatë situatën në këtë qytet e sheh shumë pozitive kryetari Agim Bahtiri.

Madje sipas tij, Mitrovica do të bashkohet.

Por njëjtë nuk besojnë qytetarët.

Gjatë së dielës u bënë 11 vite prej kur Kosova shpalli pavarësinë e saj.

">http://