Edi Rama në stil të Berluskonit, qytetarët e Kosovës i dërgojnë ‘selame’!
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka qenë sot pjesë e manifestimit të përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës, por sjellja e tij gjatë këtij manifestimi nuk ka qenë edhe aq e mirë.
Qëndroi shumë gjatë në telefon, e nuk i dha dorën asnjë lideri të shtetit, madje biseda e tij telefonike ishte aq e gjatë sa nuk i mbaroi gjerë në fillim të parakalimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, shkruan “Zëri.info”
Pas këtij gjesti të pahijshëm nga ana e tij, në lidhjen e drejtpërdrejte të publikuar në “Zëri”, komentuesit nuk kanë kursyer të sharat ndaj tij, duke e akuzuar edhe si kopjues të Berluskonit, kryeministrit të Italisë i cili të njëjtën gjë ia kishte bërë edhe Angela Merkelit.
Përveç kësaj, sikur të pa vlerë Edi Rama e pa sot edhe seancën e Kuvendit të Kosovës në 11- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku kryeministri i Shqipërisë bëri një gjumë të thellë, derisa ne Kuvend flitej per çështjet e fundit me të rëndësishmet për vendin tonë.