Një vit nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

Aktuale February 16, 2019 - 22:00
Lexo Detajet

Sot një vit ishte bërë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Mirëpo, korrigjimi i kufijve me këtë shtet ende nuk është bërë. Ndërsa brenda këtij viti, Presidenti Thaçi po tenton një marrëveshje të ngjashme edhe me Serbinë. E këto veprime, po cilësohen të rrezikshme nga Vetëvendosja.

Ky dokument i dha fund aventurës tre vjeçare të demarkacionit me Malin e Zi.  Ndërsa këtë të shtunë, bëhet një vit prej se dy homologët, Hashim Thaçi e Filit Vujanoviq nënshkruan një marrëveshje përmes së cilës mundësohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e me këtë rast edhe korrigjimi i kufijve me këtë shtet.

E një muaj më vonë kjo marrëveshje u votua në kuvend.

Në këtë marrëveshje garantohej korrigjimi i kufirit me Malin e Zi.  Këtë e pati thënë edhe vetë presidenti në një konferencë për media.

E Thaçit para një viti kjo marrëveshje nuk i është dukur jo kushtetuese, pasi sipas tij kjo e fundit i specifikon detyrat e presidentëve.

Mirëpo nuk u bën as një vit kur Thaçi filloj të flasë për korrigjim edhe me Serbinë, ende pa u bërë ai me Malin e Zi, siç qe premtuar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se premtimi  për ratifikim i marrëveshjes me Malin e Zi e edhe ideja për korrigjim me Serbinë janë pjesë të një plani të rrezikshëm.

E për ta parandaluar një shkëmbim territoresh me Serbinë krerët shtetëror miratuan një platformë me anë të së cilës parashihet ruajta e kufijve.

">http://