Hahn: Të arrihet sa më shpejt marrëveshja Kosovë-Serbi, përndryshe ndodh kjo

Hahn: Të arrihet sa më shpejt marrëveshja Kosovë-Serbi, përndryshe ndodh kjo

Aktuale shkurt 16, 2019 - 17:26
Lexo Detajet

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn në një konferencën për media në Muhin, së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se duhet të ekzistojë vullnet i dyanshëm për marrëveshje që do të jetë në favor të qytetarëve të të dyja vendeve, transmeton lajmi.net.

Hahn tha se rezultatet pozitive nga ky dialog do të jenë çështje qenësore për Ballkanin Perëndimor dhe rajonin.

“Nëse e bllokojnë njëri-tjetrin këta e bllokojnë edhe vetën dhe ndikojnë në stabilitetin e rajonit”, ka thënë ai.

Tutje Hahn tha: Duhet të bëhet një marrëveshje sapo të jetë e mundur dhe nëse e humbin momentin e humbin besimin nga populli dhe nga vendet anëtare të BE-së.

Ai ka thënë se më përkushtim të Kosovës dhe Serbisë do të ketë marrvëshje përfundimitare mes shteteve.