Ardian Gjini: Spekulim, Ramush Haradinaj s’është anti-amerikan

Ardian Gjini: Spekulim, Ramush Haradinaj s’është anti-amerikan

Aktuale shkurt 15, 2019 - 22:45
Lexo detajet!

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini nuk e sheh të parin e partisë së tij dhe të Qeverisë, Ramush Haradinajn, si anti-amerikan.

Ai në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka folur rreth kësaj çështje derisa ka shtuar se ka të tillë që po mundohen ta paraqesin Haradinajn si të tillë por ka thënë se të gjitha mbesin vetëm spekulime.

“Nuk është e mundur dhe nuk po cilësohet si një anti-amerikan. Nuk besoj. Por ka njerëz që kanë tendencë ta paraqesin të tillë. Por, Amerika definitivisht është aleat jetik. S’kam nevojë të përdori fjalë tjetër, për Kosovën ka qenë edhe mbetet edhe diçka që mund të quhet kulturë në mënyrën e të menduarit, mendim strategjik”, ka thënë Gjini.

“Edhe nëse ka ndonjë lider partie që e ka të njëjtën mënyrë të të menduarit, të njëjtat ide strategjike të njëjta me SHBA-të – duke e pasur parasysh që SHBA-të janë vendi më i madhi në botë dhe ne jemi – seriozisht vend i vogël mund të thuhet se është spekulim i kotë që Ramush Haradinaj është anti-Amerikan. Nuk është.”, ka thënë Gjini.