Mogherini takon Lavrovin, flasin edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

Aktuale February 15, 2019 - 22:38
Lexo detajet!

Shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka takuar sot Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Zyra e Mogherini ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për një numër të konsiderueshëm të çështjeve që lidhen me politiken e jashtme, transmeton Klan Kosova.

Temë e takimit kanë qenë zhvillimet në Venezuelë, implementimi i JCPOA, situata në Siri si dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësuesja e lartë ka rikujtuar përvjetorin e pestë të aneksimit ilegal të Krimesë dhe ka bërë të qarat pozicionet e BE-së ndaj Ukrainës.

Ajo poashtu ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të vazhdueshëm të Rusisë në Këshillin e Evropës.