Vuçiç ankohet për delegacionin e Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Munih

Aktuale February 15, 2019 - 17:55
Lexo detajet!

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar se Kosova në Konferencën për Siguri në Munih ka sjellë të gjithë ata që mund të flasin kundër nesh dhe ta paraqesin veten të rrezikuar nga ne, transmeton "Zëri.info".

Ai para gazetarëve gjatë pauzës së konferencës, ka thënë se përshkurtazi e ka parë Enver Hoxhën dhe se aty janë edhe Thaçi dhe Haradinaj.

“Ata bëjnë punë serioze. Kanë këtu në Munih kanë ambasadorin e shkëlqyeshëm, kanë sjellë të gjithë ata që kanë mundur, edhe Hoxhën, i cili flet shkëlqyeshëm gjuhën gjermane. Kjo nuk është për t’u nënvlerësuar. Të gjitha ato që na i bëjnë neve, i prezantojnë ndryshe, flasin për rrezikimin e tyre. Flasin atë që evropianët duan të dëgjojnë”, ka thënë ai./ZERI