Xhaferi: Jam thellësisht i prekur për aksidentin ku humbën jetën 13 persona

Aktuale February 13, 2019 - 22:39
Lexo detajet!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është shprehur i trishtuar nga lajmi për aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë, nga i cili mbetën të vdekur 13 persona.

Kreu i Kuvendit ka shprehur ngushëllimet të gjithë atyre që kanë humbur familjarët e afërt, ndërsa të lënduarve të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre.

Ky është postimi i plotë:

Jam thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës për aksidentin në rrugën magjistrale Shkup – Gostivar dhe në këtë çast të hidhur për familjarët e afërm, për miqtë dhe bashkëqytetarët e viktimave, të lënduarve dhe të gjithë atyre që ishin pjesëmarrës në këtë tragjedi njerëzore, shpreh ngushëllimet e mia personale dhe lutjet që të ndjerët të prehen në paqe ndërsa të lënduarit të kthehen sa më shpejtë nëpër shtëpitë e tyre, pranë të afërmve të tyre. Ngushëllimet e mia.