Mustafa shpreh ngushëllime për familjet e viktimave në aksidentin Shkup – Tetovë

Aktuale February 13, 2019 - 22:38
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Me rastin e aksidentit tragjik që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

I tronditur, me dhimbje të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik që ka ndodhur në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilën humbën jetën dhe u lënduan shumë persona.

Të gjithë qytetarëve dhe familjarëve ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të LDK-së për humbjen e më të dashurve të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejt.