Skender Hyseni del kundër Isa Mustafës: Nuk është koha për zgjedhje të reja

Aktuale February 13, 2019 - 22:17
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se nuk ndan mendimin me kreun e partisë së tij, Isa Mustafa, dhe me zyrtarë të tjerë brenda subjektit, se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë.

Hyseni ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se tash “nuk është koha për zgjedhje të reja”.

Ai ka thënë se në zgjedhje “duhet të shkohet vetëm atëherë kur dialogu me Serbinë të marrë një drejtim të duhur”.

Hyseni është shprehur skeptik për zhvillimet në dialogun me palën serbe.

“S’jam optimist se do të mbyllet gjithçka shpejt, siç po pretendohet”, është shprehur Hyseni në T7. /