LVV: Telekomi, degë e koalicionit qeverisës

Aktuale February 13, 2019 - 12:23
Lexo tjera detaje

Aktivistët  e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para hyrjes së Telekomit, me ç’rast kanë  konsideruar se PTK është bërë pronë e partive të koalicionit qeverisës, raporton "Zëri.info"

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje Rita Zhitija në prononcim para mediave tha se subjektet të koalicionit qeverisës si PDK, AAK dhe NISMA, Telekomin e kanë shndërruar në degë të tyre partiake duke i rehatuar familjar edhe Militantet e tyre

”Subjektet e koalicionit qeverisës si PDK, AAK dhe NISMA, Telekomin e kanë shndërruar në degë të tyre partiake, ku rehatohen familjaret dhe militantet e tyre, vetëm kohën e fundit janë bërë qindra punësime të tilla prandaj ne sot në mënyrë simbolike po vendosim logot e këtyre partive në degën e tyre në Telekom kjo sepse në hapësirat e punës së Telekomit janë shndërruar në zyre të partive në pushtet” ka thënë Zhitia . 

Ata bënë thirrje prokurorisë së Kosovës që të fillojë hetime te menjëhershme me punësimet e fundit që janë bërë në postë ky kjo lëvizje i konsideron si punësime pa kriter e të pa nevojshme. 

”I bëjmë thirrje prokurorisë që të filloj hetimet e menjëhershme në lidhje me skandalet e punësimeve të pa kriter e të pa nevojë në telekom” ka shtuar Zhitia./ZËRI