Molliqaj tregon se me cilën parti nuk do të bëjnë asnjëherë koalicion

Aktuale February 12, 2019 - 20:59
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, gjatë një interviste televizive ka folur rreth koalicioneve të mundshme që PSD mund t’i bëjë në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha që PSD është e hapur për të gjitha partitë politike por duke përjashtuar këtu Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Ai në Rubikon të KTV-së, tha që PDK është që një kohë të gjatë në pushtet dhe i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës.

“Ne nuk kemi arritur pajtueshmëri me askënd për zgjedhjet e ardhshme, e përjashtojmë PDK-në, më shumë se 10 vite është në pushtet dhe duhet të shkojë në opozitë për shkak të dëmeve që i ka bërë Kosovës. Por me PDK-në as nuk bëjmë koalicion para zgjedhor dhe as pas zgjedhor. është vendim dhe mendojmë që është i drejtë, duhet ta ndëshkojmë PDK-në dhe të shkojë në opozitë dhe nuk ka kuptim që një parti të jetë kaq gjatë në opozitë”, tha Molliqaj, raporton Gazeta Blic.

Molliqaj shtoi, se PSD nuk e përjashton as Vetëvendosjen nga mundësia e të bërit një koalicion në të ardhmen.

“Ne nuk jemi të mbyllur as për Vetëvendosjen, ne nuk kemi inate politike”

Moliqaj, po ashtu ka thënë që PSD do t’i ketë 12 deputetë minimum në zgjedhjet e ardhshme.