Eurodeputeti gjerman i kërkon Kosovës heqjen e taksës

Aktuale February 12, 2019 - 20:18
Lexo detajet!

Eurodeputeti gjerman  dhe raportuesi për Serbinë në parlamentin Evropian, David McAllister, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës anulimin e vendimit për taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnja dhe Hercegovinës.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është një shkelje e qartë e CEFTA-s dhe e marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit. Unë i bëj thirrje Qeverisë në Prishtinë që ta anulojnë këtë vendim në mënyrë që, shpresoj, që dialogu të vazhdojë”, ka thënë McAllister, raporton “Tanjugu.

Ai shtoi gjithashtu se tashmë BE-ja e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë arritje të një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa largimin e taksës.

“Unë e kuptoj se të dyja palët kanë shqetësime, e kuptoj se nuk është e lehtë, por gjithashtu dua të theksoj se dy presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi e kanë ngritur dialogun në nivel të ri”, ka thënë McAllister.