Punëtorët e KEK-ut protestojnë për Shën Valentin

Aktuale February 12, 2019 - 18:47
Lexo detajet!

Sindikalistët e Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK) kanë marrë vendim që të protestojnë më 14 shkurt 2019 para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të tërhiqet Korporata nga Ligji për Paga, raporton portali “Zëri.info”.

Sipas një njoftimi nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, do të kërkohet tërheqja e KEK-ut nga Ligji për Paga, pasi që, siç kanë thënë ata, buxheti i tyre sigurohet nga prodhimi i energjisë dhe jo nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
/ Zëri/