Brahimaj: Do të intervistohem nga Specialja më 1, 2 dhe 3 mars
Foto: Laura Hasani

Brahimaj: Do të intervistohem nga Specialja më 1, 2 dhe 3 mars

Aktuale shkurt 11, 2019 - 20:40
Lexo Detajet

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka treguar datat kur do të intervistohet nga Specialja.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ai ka thënë se është ftuar për intervistim në datat 1, 2 dhe 3 mars.

Kujtojmë që Brahimaj e konfirmoi më herët për “Zeri.info” që është ftuar nga Specialja dhe se do t’i përgjigjet pozitivisht. Megjithatë, tha se nuk e dinte se në çfarë cilësie do të intervistohej.