Lahi Brahimaj: Më ka ftuar Specialja, do t’i përgjigjem

Aktuale February 11, 2019 - 16:58
Lexo Detajet

Ish-Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Dukagjinit, Lahi Brahimaj, është i ftuari i fundit nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Brahimaj, në një prononcim për “Zeri.info".

Ai ka thënë se është ftuar dhe se do të përgjigjet pozitivisht, pavarësisht se në fillim ishte kundër kësaj gjykate.

“Po, më kanë ftuar. Do t’i përgjigjem pozitivisht edhe pse isha kundër kësaj gjykate në fillim. Deputetë e tjerë dhe populli ishin për dhe unë e respektoj”, tha Brahimaj për “Zeri.info”.

Brahimaj tha se nuk e di se në cilën cilësi është i ftuar./Zeri.info/