Thaçi tregon se si do t'i përgjigjej ftesës së Speciales

Thaçi tregon se si do t'i përgjigjej ftesës së Speciales

Aktuale shkurt 09, 2019 - 19:53
Lexo Detajet

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas artikullit të “Novostit” se ai është intervistuar nga Tribunali Special, duke thënë se është shpifje qëllimkeqe.

Ai në Facebook ka shkruar pa asnjë hezitim do t’i përgjigjej ndonjë ftese eventuale, përcjell zeri.info.

Postimi i plotë

Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH