Kollçaku: Janë shkelur konventat e abuzimit seksual

Aktuale February 08, 2019 - 13:15
Lexoni detajet e fundit

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme pas publikimit të rastit të abuzinit seksuale të një nxënëseje 16-vjeçare, fillimisht nga arsimtari i saj, e më pas edhe nga polici që duhej të hetonte rastin, shkruan Zëri.info. 

Me këtë rast, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku tha se ka dështuar mbrojtja e të miturës nga drejtësia në vend. Sipas saj është shkelur edhe konventa kundër abuzimit seksual.

“Pikërisht se rasti dështoi në hallkën më të ndjeshme, ne duhet ta kthejmë këtë çështje në Kuvend. Unë kërkoj që të pajtohemi për një gjë, që rasti një fjalë ka të bëjë me një fëmijë dhe për këtë kërkojë konsensus, sepse skllavërimi i vajzës ka filluar ku ajo ka qenë e mitur. Këtu kemi shkelje të konventës për abuzim, kur abuzuesit janë ata që kanë një pozicion të njohur që gëzon autoritet mbi fëmijët.

Abuzuesit ishin ata që do të duheshin autoritet ku fëmija do të duhej të kishte besim. Abuzimi filloi në shkollë dhe në momentin kur e mitura mori guximin dhe denoncoi rastin në polici, aty krimi u përsërit”, tha ajo./Zëri/