Në Drenas 'kërkohen kriminelët', fotografitë gjithandej qytetit

Aktuale February 07, 2019 - 18:27
Lexo Detajet

Shoqëria civile kanë vendosur në kryeqytet, fotografitë e mësuesit, policit dhe mjekut të përfshirë në rastin e dhunimit të 16 vjeçares nga Drenasi.

Fotografitë e  Shkëlzen Xhekaj, Vesel Veselit dhe Fehmi Ahmeti u vendosën në shesh të kryeqytetit dhe tek hapësira pranë Biblotekës Kombëtare.

Në pjesën e sipërme të fotografive shihet mbishkrimi “Kërkohet”, ndërsa poshtë fotografive të personave në fjalë shkruhet “Përdhunues”, “Kriminel”.

E mitura nën moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të.

Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.

 

Image

Image