Lladrovci i reagon ashpër Drenorit, paralajmëron padi për shpifje!

Aktuale February 07, 2019 - 17:14
Lexo tjera detaje

Pas deklaratës së asambleistit të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, i cili tha kryetari i komunës Ramiz Lladrovci dyshohet të ketë qenë në dijeni për një abuzim tjetër që ka bërë polici Vesel Veseli ndaj një zyrtare në komunë, ka reaguar ky i fundit i cili e quan të pa vërtetë deklaratën e tij

Lladrovci për “Zëri.info”, ka thënë se kjo është një shpifje e radhës nga ana e tij, të cilin qysh nesër do ta padis.

Sipas Lladrovcit, Drenori shfrytëzoi kohën kur është kryer puna në Gjykatën Themelore se për ndryshe qysh sot do ta padis për shpifje, shkruan “Zëri.Info”.

LEXO EDHE: Drenori: Veseli kishte abuzuar seksualisht edhe me një zyrtare komunale

“Tani sapo e pash shpifjen e radhës te Drenorit. Nesër pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë dega në Drenas do ta deponojë padinë e radhës për shpifje ndaj zotëri Drenorit. Në atë çfarë ka deklaruar ai nuk ka asgjë të vërtetë. Deklaratën që ai ka bërë pas orës 15:00 ku Gjykata nuk punon, se ndryshe sonte do të deponoja padinë ndaj tij për shpifje”, tha Lladrovci për “Zëri.Info”.