Veseli dhe Ismaili, japin lajmin e shumëpritur për sektorin e shëndetësisë

Aktuale February 01, 2019 - 11:47
Lexo tjera detaje

Kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili, kanë vizituar mjekët në Qendrën Klinike universitare të Kosovës (QKUK), prej nga kanë njoftuar se nesër do të votohet ligji për rritjen e pagave në të gjithë sektorin shëndetësor, përcjell “Zëri.Info”.

Ministri Ismaili në ‘Facebook’, ka ftuar profesionistët shëndetësor që të mbështesin ligjin me të cilin tejkalohet padrejtësia e madhe që i është bërë sektorit të shëndetësisë në vendin tonë.

Postimi i plotë i ministrit Ismaili:

Nesër votohet ligji që vulosë rritjen e pagave për gjithë sektorin e shëndetësisë. Kemi punuar gjatë që të kemi një projektligj që rritë dinjitetin e mjekëve tanë.

Çdo përpjekje për të penguar votimin e ligjit e kthen sistemin e shëndetësisë në një gjendje ku mjekët ikin dhe pacientët nuk marrin kujdesin e duhur shëndetësor.

Rritja e pagave, përpos që siguron mirëqenie për mjekët dhe infermierët tanë, na mundëson të fokusohemi vetëm tek pacienti.

Ftoj të gjithë akterët dhe profesionistët shëndetësorë të mbështesin ligjin për të tejkaluar një padrejtësi të madhe që i është bërë sektorit të shëndetësisë për dhjetëra vite!

#BashkëENdreqim