Hoxhaj e konfirmon: Limaj dhe Ahmeti nesër takohen me këshilltarët e Mogherinit

Aktuale January 28, 2019 - 18:47
Lexo Detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj që është edhe anëtar i Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë, ka thënë se nuk dihen temat e takimit të nesërm në Bruksel.

Ai ka konfirmuar për Klan Kosova se  dy bashkëdrejtuesit e këtij ekipi, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, nuk do të takohen nesër me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federic a Mogherini.

“Takimi i nesërm ka karakter koordinues”, ka thënë Hoxhaj përmes telefonit.

“Limaj dhe Ahmeti nesër do të takohen me këshilltarët e Mogherinit dhe temat për të cilat do të bisedohet nuk dihen, nuk i dinë as pala serbe”, ka shtuar ai, duke u përgjigjur rreth raportimeve nga mediat serbe se heqja e taksës ndaj produkteve serbe nesër do të shtrohet në tavolinë.