Limaj dhe Ahmeti marrin ftesë që nesër të udhëtojnë për në Bruksel

Aktuale January 28, 2019 - 18:06
Lexo Detajet

Dy bashkëdrejtuesit e delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë marrë ftesë që nesër të udhëtojnë për në Bruksel.

Ftesa ka qenë vetëm për ata të dy, por jo edhe për anëtarët tjerë të ekipit.

Klan Kosova mëson nga burimet e saja se Bashkimi Evropian do të bëjë një tentativë që nesër ata t’i takojë me delegacionin nga Serbia.

Ky për ta do të ishte takimi i parë me palën serbe prej që kanë marrë detyrën.