Haradinaj tregon se kur do të marrin fund grevat

Aktuale January 28, 2019 - 11:14
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se i kupton të gjitha grevat që po ndodhin. Ai ka sqaruar se këto probleme do të rregullohen kur të votohet ligji për paga.

“Grevat janë rezultat i ligjit, të gjithë po kërkojnë pozicion me të mirë në ligj, deri sa të votohet ligji të gjithë kanë me protestu, me gjete një pozitë më të mirë. Është shumë normale që të ketë greva, të gjithë po e kanë frikën, për shkak se që 20 vjet nuk ka pasur ligj për paga. Ka pasur rritje për arsimin, do të pasojnë rritjet, mirëpo do të kemi ligj për paga”, tha Haradinaj në konferencë për media, pas takimit të Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike.

LEXO EDHE: Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit për 'skllotën'

Ndërsa sa i përket rrëzimit të Qeverisë, Haradinaj pohoi se kjo është përmendur që nga fillimi i mandatit të tij.

“Sa i përket rrëzimit të Qeverisë, kjo vazhdon që nga dita kur ja kom nis, Kur Kuvendi i ka 61 vota atëherë le të vendos dhe unë e respektojë”, tha ai.
Në fund, kryeministri ia bëri me dije SBASHK-ut, që të gjitha orët mësimore të humbura do të kompensohen.