Veseli i kënaqur me zgjedhjet në PDK për Dekadën e Re

Aktuale January 27, 2019 - 19:23
Lexo detajet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka vlerësuar shumë të suksesshme zgjedhjet e deritashme në PDK ku janë mbajtur qindra kuvende zgjedhore nëpër nëndegë e ku janë zgjedhur intelektualë e qytetarë të profileve të ndryshme që janë bërë pjesë e PDK-së për Dekadën e Re.

Kreu i PDK-së ka shkruar në faqen e PDK-së se deri sot janë zgjedhur strukturat e reja në 390 nëndegë, ndërsa ka veçuar faktin se reformat e paralajmëruara kanë marrë mbështetjen e gjithë anëtarësisë së PDK-së.

LEXO EDHE: Veseli: Krenar që populli shqiptarë mbrojti popullin hebre

“Një proces zgjedhor fantastik është duke u zhvilluar në PDK. Deri më tani, në 390 nëndegë janë mbajtur zgjedhjet, në një frymë shembullore demokratike, transparente dhe të hapur për përfshirjen e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për vendin dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Në 8 degë, nga 39 që i ka PDK, tani janë zgjedhur kryetarët e rinj, të cilët i uroj për përgjegjësinë e re që kanë marrë. Sot kishim një proces shembullor demokratik në degën e PDK-së në Shtime, e në të cilin u zgjodh kryetar dege Rrahman Jakupi. Në mënyre të veçantë dua t’i falënderoj kryetarët e deritanishëm Fehmi Mujotën e Naim Ismajlin, si dhe deputetin Fatmir Xhelili, të cilët me një gjest të lartë qytetarie hoqën dorë nga kandidimi, për tu dhënë hapësirë dhe shancë gjeneratave të reja, energjisë dhe vizionit të tyre për komunën dhe shtetin. Kjo është Partia Demokratike e Kosovës, një gërshetim gjeneratash dhe bashkim vlerash, për Kosovën, për fuqizimin politik dhe zhvillimin ekonomik të saj. Kjo është Dekada e Re”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.