Hoxha përkujton ditën e Holokaustit

Aktuale January 27, 2019 - 17:15
Lexo detajet

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, në përvjetorin e Holokaustit, ka thënë se është ditë e rikujtimit të vuajtjeve të papërshkrueshme të popullit hebre, për të mos u përsëritur më kurrë, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoxha ka shprehur po ashtu respektin e saj për kontributin e familjeve shqiptare të cilat rrezikuan jetën e tyre për të strehuar hebrenjtë që kërkoheshin nga nazistët.

LEXO EDHE: Veseli: Krenar që populli shqiptarë mbrojti popullin hebre

Postimi i plotë i Hoxhës pa ndërhyrje:

Dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit, është ditë e rikujtimit të vuajtjeve të papërshkrueshme të popullit hebre, për të mos u përsëritur më kurrë.

Në këtë ditë, shprehim respekt edhe për kontributin e familjeve shqiptare të cilat rrezikuan jetën e tyre për të strehuar hebrenjtë që kërkoheshin nga nazistët.

Njerëzimi, sfidat e tilla, nuk duhet t’i lejojë të shfaqen më në asnjë vend!

Image

#ëeremember #neverforget

#DhurataHoxha .