Deputetja e LDK-së shpërthen në lot gjatë homazheve për Arian Dacin

Aktuale January 27, 2019 - 11:53
Lexo Detajet

Familja Daci, janë duke pritur një numër të madh të qytetarëve të cilët kanë ardhur për të bërë homazhe për të ndjerin Arian Dacin.

Për të nderuar  të ndjerin Arian Dacin, kanë ardhur edhe disa nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndër ta, ishte dhe Besa Gaxherri, ajo ka shpërthyer në lot derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.

Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.

Pas homazheve në hollin e Kuvendit, në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet Mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Dacit.

Ndërkohë, ish-zëvendësministri i Diasporës, varroset sot në orën 13 në lagjen Arbëria, në Prishtinë, me nderime shtetërore.

Image

Image