Presidenti Thaçi uron Greqinë për Marrëveshjen e Prespës

Aktuale January 25, 2019 - 17:12
Lexo tjera detaje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka uruar deputetët e Greqisë dhe kryeministrin Tsipras për Marrëveshjen e Prespës. 

"Urime deputetëve të Greqisë, kryeministrit Tsipras që treguan vizion dhe kurajo duke e votuar Marrëveshjen e Prespës. Ky është një lajm i mirëseardhur për tërë rajonin dhe një shtytje e fortë në përpjekje për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura në mes të vendeve të Ballkanit", ka shkruar presidenti Thaçi.