Limaj e Ahmeti të martën përsëri në Bruksel te Mogherini

Aktuale January 24, 2019 - 14:18
Lexo tjera detaje

Takimi i radhës, i dyti, me Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin nga pala kosovare te Federica Mogherini, pritet të mbahet ditën e martë në Bruksel, raporton Express

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti pritet që ditën e martë të zhvillojnë takim me përfaqësuesen e lartë e BE-së, Federica Mohgerini. Këtë e bëri të ditur Enver Hoxhaj gjatë një konference për media. 

Ndryshe, takimi i parë ndërmjet tyre u mbajt rreth dy javë më parë. Aty u tha se u diskutua për dialogun dhe taksën që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.

Pas takimit, Mogherini ishte deklaruar se është e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbia.

Shpend Ahmeti ka theksuar se sipas zonjës Mogherini, duhet të punohet me një orar më të ngjeshur në gjysmën e parë të këtij viti, për të parë nëse do të mund të arrihet një marrëveshje.