Qeveria e Kosovës i përgjigjet Daçiqit për taksën

Aktuale January 24, 2019 - 12:01
Lexo tjera detaje

Mnistri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, po i përcjell me vëmendje deklaratat e zyrtarëve të qeverisë Haradinaj lidhur me taksën. Përmes mediave të Beogradit Dacic ka analizuar fjalët e Avni Arifit, më pas ka deklaruar se Kosova do ta shfuqizojë taksën.

Arifi tha se taksa do të hiqet kur Serbia ta njeh Kosovën

Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, i është kundërpërgjigjur Ivica Dacicit për deklaratat që ky i fundit i lëshoi në Beograd.

“Dy javë ditë pasi Serbia ta njeh Kosovën do ta heqim tarifën”, tha Arifi për Express.

Arifi e ftoi Dacicin që ta njoh Kosovën e pavaruar dhe të krijohet tregu i pëbashkët evropian.

“Nëse këtu Dacic po sheh dicka pozitive unë e përgëzoj atë dhe e ftoj që sa me shpejt ta njeh Kosovën në mënyrë që të krijojmë tregun e përbashkët në krejt Evropën Juglindore”, përfundoi ai.

Ndryshe Dacic ka deshifruar Arifit që sipas kryediplomatit serb në përkthim në “gjuhë të thjeshtë” i bie shfuqizimi i taksës.