Daçiq: Pezullimi në 'përkthim', nënkupton anulim të taksës

Aktuale January 24, 2019 - 09:31
Lexo tjera detaje

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq thotë se deklarata e shefit të kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi se autoritetet e Prishtinës mund të pezullonin përkohësisht taksën mbi mallrat serbe, që sipas kryediplomatit serb në përkthim në “gjuhë të thjeshtë”  i bie shfuqizimi i taksës.

Ai tha se Prishtina erdhi në situatë që ndoshta është e vetëdijshme se çdo “lojë” e mëtejshme mbi këtë temë mund të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara, transmeton Klan Kosova.

Në këtë kuptim, ai përmendi që Ramush Haradinaj para kishte thënë një vit më parë se Kosova nuk ka politikë të saj të jashtme, por politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

“Tani po vijmë në një situatë të çuditshme, dhe kjo është hera e dytë gjatë mandatit të Ramush Haradinajt, që Amerika nuk ia lëshon vizën. Hera e parë ishte kur ai donte të kalojë ligjin për heqjen e gjykatës për UÇK-në, dhe tani nuk ia kanë lëshuar vizën për Lutjet e Mëngjesit për shkak të taksës”, tha Daçiq për TV Prva.

Ai beson me pezullim të përkohshëm të taksës do të vijë deri tek heqja e saj.

Daçiq përsëriti se Serbia nuk do të vazhdojë dialogun nëse nuk largohet taksa.