Kosova e njeh presidentin e vetëshpallur të Venezuelës

Aktuale January 23, 2019 - 23:33
Lexo Detajet

Ministri i Punëve të Jatshme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova ka vendosur ta njohë zyrtarisht Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Përmes një shkrimi në Twitter, Pacolli ka uruar gjitha të mirat për Guaidon dhe qytetarët e Venezualës në, siç është shprehur ai, rrugëtimin drejt rivendosjes së demokracisë në këtë vend.

Qendrimi i Kosovës vjen menjëherë pas deklarimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, se SHBA-ja njeh presidentin e vetëshpallur të Venezuelës si legjitim dhe të përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Guaido, i cili bëri thirrje për protesta masive kundër qeverisë së Nicolas Maduro, e deklaroi veten si udhëheqës të përkohshëm ditën e mërkurë në Karakas.

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalur rrugëve për të protestuar kundër Nicolas Maduro

#Kosovo officially recognizes Juan Guaidë as the Interim President of Venezuela. On behalf of the people & gov of #Kosovo to @JGuaido & the people of Venezuela: we wish you all the best in your path to restore democracy and we stand with you until #Libertad is restored.

— Behgjet Pacolli ë (@pacollibehgjet) January 23, 2019 ">http://