Zëvendësministrja Vuniqi takoi zëvendësambasadoret Jan-Axel Voss e Bela Bozsik

Aktuale January 23, 2019 - 18:25
Lexo Detajet

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme  të Kosovës Rejhan Vuniqi ka takuar sot gjatë ditës zv.Ambasadorin gjerman z.Jan-Axel Voss dhe zv.Ambasadorin hungarez z.Bela Bozsik më të cilët ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit, raporton zeri.info.

“Viti 2019 filloi me angazhimet e reja dhe prioritetet e vendosura, që ne si Ministri e Punëve të Jashtme duhet realizuar gjatë këtij viti. Me zv.Ambasadorin gjerman z.Jan-Axel Voss dhe zv.Ambasadorin hungarez z.Bela Bozsik, në takime të ndara biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të shteteve tona në shumë fusha të interesit të përbashkët e sidomos në atë të ekonomisë, që për Kosovën ka qenë dhe mbetet synimi kryesor drejt zhvillimit të saj të mëtutjeshëm” ka shkruar ajo në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, raporton zeri.info / Zëri

Image