Haradinaj për çështjen e taksës: Bora do të shkrihet në të dyja anët

Aktuale January 23, 2019 - 13:05
Lexo tjera detaje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar qëndrimin e Qeverisë që drejtohet nga ai pas presioneve të SHBA-së për heqjen e taksës për mallrat që hynë nga Serbia me ç`rast ka thënë se bora do të shkrihet në të dyja anët.

Këto deklarata ai bëri nga Peja, ku në 120 vjetorin e Lidhjes së Pejës bëri homazhe te shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës.

“Kam thënë që bora do të shkrihet dikur, ajo do të shkrihet në të dyja anët”, ka thënë Haradinaj,

“Nuk u bë për inati të dikujt, është interes nacional. Ky vit është vit i ekonomisë”, shtoi ai.

Në Pejë kreu i ekzekutivit është duke realizuar disa vizita në biznese përfshirë fabrikën e përpunimit dhe prodhimeve nga druri “Ukaj”, birrarinë e Pejës, fabrikë e përpunimit të mishit “Buquku”, Korporatën “Devolli”.