Më në fund e pranon BE: I keni plotësuar të gjitha kushtet për të fituar vizat

Më në fund e pranon BE: I keni plotësuar të gjitha kushtet për të fituar vizat

Aktuale janar 22, 2019 - 21:56
Lexo tjera detaje

Apostolova ka thënë se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për kosovarët. Tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin, ka thënë ajo

Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya ka thënë se Kosovës, nuk do t’i vihen kushte të reja për liberalizimin e vizave, pasi siç thotë ajo tanimë të gjitha kushtet e parakushtet, janë plotësuar.

E gjitha thotë ajo, tani mbetet tek shtetet anëtare për të marrë vendimin.

“ Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tash topi është në oborrin e shteteve anëtare per të marrë vendimin.

Më duhet të theksoj se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket cështjes se liberalizimit të vizave, dhe se gjitha parakushtet qe kanë pas për tu plotësuar janë plotësuar tashmë”, ka thënë Apostolova duke folur për rtv 21.