Ismaili – Muhaxherit të LDK-së: Po ua rrisim pagat mjekëve, atyre të cilëve ju i keni lënë askund

Aktuale January 22, 2019 - 21:05
Lexo tjera detaje

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, gjatë debatit në emisionin Rubikon, në një debat me Gazmend Muhaxherin, i ka thënë atij se kanë qenë vet deputetët e LDK-së që kanë rrëzuar qeverinë Mustafa. 

“Qeveria Mustafa u vetërrëzua. Ju keni pasur një komplot të brendshëm brenda LDK-së”, ka thënë Ismaili. 
Më tej, ai i ka folur atij edhe për gjendjen e rënd në shëndetësi që e ka lënë LDK-së. 

“Ju e keni lënë gjendjen e rëndë edhe në shëndetësi. Ne tani po bëjmë reforma dhe në kuadër të tyre po ua rrisim pagat edhe mjekëve, atyre të cilët ju i keni lënë askund. Ne po e ndreqim shëndetësinë, e pastaj do të rregullojmë edhe sektorët tjerë”, ka thënë Ismaili.