Klinaku: Efekti i takimit të sotëm është i madh

Aktuale January 22, 2019 - 19:07
Lexo tjera detaje

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka folur për takimin e sotëm mes Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Klinaku ka thënë në Klan Kosova se nuk dihen shumë detaje lidhur me këtë takim por liderët kosovarë e kanë marrë porosinë e SHBA-ve për taksën 100 %.

“Është pritur shumë nga ky takim, ka disa ditë që është parlajmëruar – është pritur që efekti do të jetë i drejtpërdrejtë. Së paku pritjet kanë qenë që taksa do të hiqet që nga dita e sotme por në realitet takimi nuk dha shumë, sidomos për opinionin publik”.

“Ndoshta efektin e vërtetë ky takim e ka arritur sepse ndoshta qëllimi ka qenë vet takimi. Porosia amerikane ndoshta ka shkuar në vend por e vërteta është se taksa nuk është hequr”.

“Mjegull e madhe ka mbetur për shkak se nuk dihet saktësisht çfarë është biseduar brenda”.

“Informata dha vetëm Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook. Porosia kryesore e tij ishte se me Amerikën në asnjë rast nuk do të prishemi duke lënë mundësinë që taksa të hiqet”.

“Ramush Haradinaj foli në konferencën për media ku bëri me dije, por jo me forcën e zërit si gjithmonë, se taksa do të mbetet”.

“Efekti i atij takimi besoj megjithatë që është mjaft i madh sepse porosia amerikane te liderët tanë në lidhje me taksën ka shkuar”.